Futboll

Partizani siguron ‘Air Albanian’ për ndeshjet europiane

Gazeta Si – Partizani do ta luajë në kryeqytet ndeshjen e Ligës së Konferencës dhe jo në Elbasan. Klubi i kuq ka arritur marrëveshjen me stadiumin “Air Albania” për këtë ndeshje.

Disa ditë më parë u tha se skuadrat shqiptare nuk mund t’i zhvillonin ndeshjet europiane në këtë stadium, sepse do të mbillej bari. Por ky proces duket se është shtyrë dhe Partizani është i pari që konfirmon stadiumin për tifozët e tij.

Njoftimi i Partizanit per stadiumin. Gazeta Si, 24 qershor 2022

“Klubi Partizani njofton se ndeshja e kthimit me Saburtalo, e vlefshme për turin e parë të Europa Conference League, do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Impianti i kryeqytetit do të jetë stadiumi pritës i të kuqve për takimin ndaj gjeorgjianëve më 14 korrik, ora 20:00”, – shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit kryeqytetas.

Të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe Tirana, që merr pjesë në Ligën e Kampionëve, ku do të ndeshet me Dedelanzhe të Luksemburgut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë