Gazeta Si – Zhvillime interesante në merkaton e Superiores, në hyrje dhe dalje. Një nga mbrojtësit më të mirë të kampionatit, Eneo Bitri i Partizanit, do ta vazhdojë karrierën në futbollin çek.
Futbollisti beratas do të transferohet te skuadra e Banik Ostravës, ndërsa Partizani pritet të fitojë rreth 150 mijë euro nga kjo lëvizje. Bitri ka qenë një nga shtyllat kryesore të ekipit të kuq, që udhëheq Superioren deri tani. Për mbrojtësin është lëvizja e dytë jashtë vendit, pasi më parë ka luajtur edhe në Kazakistan.

Partizani nuk ka humbur kohë dhe duket se e ka gjetur zëvendësuesin. Mevlan Adili, ish-lojtar i Vllznisë deri sezonin e kaluar, pritet të bashkohet me ‘demate kuq’. Kohët e fundit Adili është aktivizuar në Rusi.
Erald Çinari, një nga emrat më të përfolur të merkatos, ka firmosur për Shkëndijën e Tetovës. Sulmuesi shkodran nuk ka preferuar të kthehet në Shqipëri si Bekim Balaj, por ka vendosur të luajë në Maqedoninë e Veriut, ku kuptohet se është joshur nga oferta më e mirë ekonomike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




