Futboll

Partizani sheh Europën edhe nga kampionati, Vllaznia thellon krizën

Gazeta Si – Partizani ka mundur sot 3-1 Teutën në “Elbasan Arena” për javën e 28-të të kampionatit dhe tani ka më shumë shanse për të kapur Europën edhe nga ky kompeticion, sepse vendi i tretë, që mbahet nga Kukësi, është 4 pikë larg.

Ishte një fitore me përmbysje për ekipin e kuq. Teuta kaloi në avantazh me mbrojtësin Ivanoviç, ndërsa në shtesën e pjesës së parë Partizani barazoi me Skukën, me një gol të konfirmuar nga VAR-i, pasi pretendime për pozicion jashtë loje nga durrsakët. Bitri në fillim të pjesës së dytë dhe Miroslavljev në fund shënuan 2 golat e tjerë për kryeqytetasit.

Moment nga ndeshja Vllaznia-Laçi, 0-0. Gazeta Si, 9 prill 2022

Vllaznia nuk po arrin të dalë nga kriza. Pas barazimit të sotëm 0-0 me Laçin në “Loro Boriçi”, shkodranët janë parakaluar nga Partizani dhe kanë zbritur në vend të 5-të. Pas largimit të trajnerit Bërdariç, Vllaznia nuk ka fituar më asnjë ndeshje dhe vetëm Kupa mund ta shpëtojë sezonin e saj. Duro ka debutuar me barazim në stolin e Laçit.

Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Kukësi barazoi 1-1 në stadiumin e Kamzës me Egnatian. Gjelbërim Taipi dhe Imeri janë autorët e golave në këtë ndeshje. Tirana, që udhëheq bindshëm renditjen me 60 pikë, 13 para vendit të dytë, luan të dielën në Korçë me Skënderbeun.

Abisnet Superiore, java e 28-të
Sot
Kukësi-Egnatia 1-1
Partizani-Teuta 3-1
Vllaznia-Laçi 0-0
Të dielën
Skënderbeu-Tirana
Të hënën
Dinamo-Kastrioti


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë