Humbja e djeshme e Vllaznisë është një mundësi shumë e mirë për Partizanin, që nëse fiton sot në Ballsh, rihap plotësisht garën e titullit kampion. Nëse djemtë e trajnerit Daja kthehen me 3 pikë nga transferta me Bylisin, e shkurtojnë në 6 pikë diferencën me shkodranët, çka do të shtonte shanset e të kuqve për titullin.
Partizani po kalon një moment të mirë, pavarësisht se javën e kaluar nuk arriti ta fitonte sfidën direkte me Vllazninë. Skuadra është përforcuar ndjeshëm në merkaton e dimrit dhe tashmë stafi teknik ka më shumë alternativa për formacionin, por edhe më shumë kualitet. Edhe Bylisi, që lufton për mbijetesë, ka bërë përforcime dhe për të kuqtë nuk do të jetë e lehtë, megjithatë në letër ata nisen favoritë.
Një mundësi të mirë për fitoren e dytë radhazi ka sot Tirana, që pret Skënderbeun në krizë. Në stolin korçar debuton trajneri Migen Memelli, një ish-lojtar i të dyja skuadrave. Misioni i tij për të marrë pikë në kryeqytet duket gati i pamundur. Tirana ka rikuperuar disa lojtarë të rëndësishëm dhe me ardhjen e Orges Shehit në krye duket se ka bërë kthesën.
Po sot luhet edhe ndeshja Teuta-Apolonia, ku durrsakët janë “të dënuar” të fitojnë për të mbetur në zonën e pretendimeve për një vend në Kupat e Europës. Për ta do të ishte hap i gabuar edhe barazimi në “Niko Dovana”. Kukësi-Kastrioti zhvillohet nesër, pasi kuksianët, që luajnë si pritës, kanë zgjedhur stadiumin e Shkodrës për këtë ndeshje.
Superiore, java e 18-të
Sot, ora 13:45
Bylis-Partizani
Tirana-Skënderbeu
Ora 16: 45
Teuta-Apolonia
Nesër
Kukësi-Kastrioti
Dje
Vllaznia-Laçi 1-2
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.