Gazeta Si – Partizani nis sot gjithçka nga e para në Ligën e Kampionëve, ashtu si një javë më parë në ‘Air Albania’. Me heqjen e rregullit të golit në fushë kundërshtare, ai barazim 1-1 bëhet krejtësisht nul. Duhet fitorja për të shkuar në turin e dytë.
Trajneri Zoran Zekiç ka folur me besim për kualifikimin, për një ndeshje tjetër nga ajo e Tiranës. Të kuqtë nuk do të kenë mbështetjen e tifozëve të tyre, por as kundërshtari nuk e ka, sepse ndeshja luhet në Hungari, në fushë asnjanëse.

Partizani vjen në këtë sfidë pa Bruno Telushin e larguar tashmë nga ekipi dhe pritet të zbresë në fushë me të njëjtin formacion. Shpresat janë te sulmuesit Mba, Cara dhe Da Silva, por edhe te mesfushorët e veçanërisht Rrapaj.
Bate Borisov nuk tregoi asgjë më shumë se Partizani në ndeshjen e parë, përkundrazi ishin të kuqtë më lart, por nuk mundën të shfrytëzonin rastet që krijuan. Mbrëmjen e sotme gabimet janë të ndaluara, duhet një Partizan pragmatist për ta parë veten në turin e dytë eliminator të Championsit.
Sot luan ndeshjen e kthimit edhe Struga kampione e Maqedonisë së Veriut. Skuadra e trajnerit Duro ka barazuar 0-0 në ndeshjen e parë ndaj Zalgiris. Ballkani ndeshet nesër me Ludogorets.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




