Sfida mes Partizanit dhe Teutës e vlefshme për javën e 12-të të superligës, është mbyllur në barazim 1-1. Edhe pse të kuqtë kryesonin deri në minutën e 95’ falë një goli të shënuar nga Cara që prej minutës së 9’, durrsakët gjetën golin e barazimit në sekondat e fundit të shtesës falë Llocit.
Ky barazim e detyron tashmë Partizanin të ndaj kreun me Vllazninë, duke epërsinë e dy pikëve, që kishte deri më tani.
E ndërsa Partizani dhe Teuta e mbajtën të ndezur sfidën deri në fund, Dinamo City mundi me një goleadë 5-0 Elbasanin. Skuadrës mike i mjaftuan rreth 10 minuta lojë për të shënuar tre gola e për ta qartësuar situatën dhe për të nxjerr jashtë loje vendasit. Fillimisht në minutën e 23’ shënoi Zabergja. Dy minuta më vonë dyfishoi shifrat Meksi, teksa ishte sërish Zabergja që shënonte golin e tretë në minutën e 34’.
Në pjesën e dytë, Elbasani nuk arriti të reagoi, por përkundrazi pësoi edhe dy gola të tjerë. Ishte një dopietë e Bregut, në minutat 56’ dhe 78’, që i dhanë formën përfundimtare fitores 5-0 të Dinamo City. Për ta mbyllur edhe më keq sfidën, mesfushori i Elbasanit Ardit Hila mori dhe karton të kuq në minutën e 91’.
Ndërkohë sfida mes Bylisit dhe Laçit, e vlefshme për javën e 12-të të superligës është mbyllur në barazim pa gola.
Ndeshja e luajtur në “Adush Muça”, dhuroi shumë raste, por asnjëra nga skuadrat nuk arriti ta dërgoi topin në rrjetë. Me këtë barazim, Bylis mban vendin e fundit me 10 pikë, ndërsa Laçi renditet i parafundit me 1 pikë më shumë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.