Futboll

Partizani në krizë rezultatesh, Teuta e mund në kryeqytet

Gazeta Si – Mungesa e Skukës dhe Bitrit është ndjerë menjëherë te Partizani. Të kuqtë janë mundur sot në fushën e tyre nga Teuta, me rezultatin 0-2. Një humbje që thellon krizën e Partizanit, pasi në tri ndeshje ka marrë vetëm 1 pikë.

Albion Marku në pjesën e parë dhe Sherif Kallaku në të dytën shyënuan golat e fitores për Teutën, që me këtë trepikësh del nga zona e ftohtë e renditjes. Partizani nuk pati mundësi të reagonte edhe pas ndërrimeve të trajnerit Kolela.

Të kuqtë mbajnë vendin e dytë, 1 pikë pas Tiranës, por kjo e fundit mund të shkëputet më shumë, nëse fiton sot ndaj Erzenit në ndeshjen e fundit të kësaj jave.

Një fitore me peshë arriti sot edhe Kukësi, që mundi Egnatian në Rrogozhinë 1-2.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë