Kategoria Superiore uli siparin e sezonit të rregullt. Pas 36 javëve njohim përfundimisht verdiktet e tij. Egnatia, Vllaznia, Dinamo City dhe Partizani do të luajnë në “Final4” për titullin kampion dhe renditjen përfundimtare të këtij sezoni. Tirana fitoi derbin e fundit kryeqytetas, 0-2 me Dinamo City-n, duke siguruar një mundësi shtesë për të qëndruar mes më të mirëve. Bardheblutë presin fituesen e Playoff-it të Kategorisë së parë për sfidën që do të vendosë fatet e skuadrave për sezonin e ardhshëm.

Bylis fitoi 1-2 në Korçë dhe siguroi qëndrimin mes më të mirëve duke dënuar Skënderbeun me rënien një kategori më poshtë. Diçka që dukej e pabesueshme në fillimin e sfidës pasi vendasve ju mjaftonte edhe një barazim për të qëndruar të paktën në vendin e 8. Bashkë me të një kategori më poshtë do të luajë edhe Laçi që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në “Loro Boriçi”. Partizani mundi AF Elbasani duke u kthyer në “Final4” atje ku Egnatia bëri dhuratën e rradhës ndaj Teutës që e mbylli me fitoren 2-1.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.