Rikthehet qetësia te Partizani, pasi ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin 2-0, fitorja e dytë radhazi për kampionët në fuqi. Çinari nga pika e bardhë hapi serinë e golave, ndërsa më pas Trashi vulosi shifrat 2-0. Një fitore jo e thjeshtë për të kuqtë, edhe pse dominuan ndeshjen.
Me këtë fitore, Partizani ngjitet në vendin e tretë në kuotën e 34 pikëve. Për Flamurtarin kjo ishte humbja e 15-të, ku mesa duket fatet e këtij sezoni janë të përcaktuara tashmë.
Luftëtari surprizoi Teutën në Durrës, duke barazuar me rezultatin 1-1. Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 14-të, falë golit të Koulibali. Ndërkaq kur çdo gjë ishte drejt përfundimit, një perlë e Gresild Likës nga goditja e dënimi, shtangu durrsakët dhe barazoi shifrat.

Me këtë rezultat Teuta renditet në vendin e gjashtë me 32 pikë, ndërsa Luftëtari në vendin e 9-të me 13 pikë.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




