Gazeta Si – Partizani në volejboll për femra është shpallur sot kampion i Shqipërisë, pasi ka mundur 3-1 Skënderbeun në ndeshjen e 5-të të fazës finale. Kryeqytetaset kanë fituar 3 nga 5 ndeshjet finale, duke siguruar titullin kampion me rezultatin e përgjithshëm, 3-2.
Ndeshja e sotme, e zhvilluar në një “Asllan Rusi të mbushur me tifozët kryeqytetas, por edhe të ardhur nga Korça, është dominuar nga Partizani i drejtuar nga trajneri turk Bylent Karshiollu. Kjo është hera e 5-të që Partizani fiton titullin kampion në volejboll femrash.

Me përjashtim të setit të dytë, të fituar nga skuadra mike, në tre të tjerët vajzat e kuqe, me Brahon në krye, kanë treguar nivel më të lartë se kundërshtaret, duke e merituar plotësisht trofeun.
Korçaret, të drejtuara nga trajneri Orlando Koja, nuk ishin në një ditë të mirë, sidomos lojtarja organizatore. Perizani, me disa lojtare të huaja në përbërje, bëri diferencën në sulm dhe tregoi se jo më kot e ka udhëhequr këtë sezon.
Skënderbeu e dorëzon kështu trofeun e kampionit në kryeqytet dhe i mbetet të ngushëllohet me Kupën e Shqipërisë dhe Ligën Mbarëkombëtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



