Drejtësia

‘Partizani’, Jamarbër Malltezi kërkon sërish lirinë në Gjykatën e Lartë

Gazeta Si – I marrë si i pandehur për aferën e privatizimit të klubit sportiv “Partizani”, Jamarbër Malltezi ka bërë sërish kërkesë në Gjykatën e Lartë për heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, kërkon nga Gjykata revokimin e masës së sigurisë tashmë që dosja ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme.

Avokatët e Malltezit argumentojnë se tashmë çështja ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme dhe nuk ekzistojnë më kushtet për mbajtjen e kësaj mase.

Rekursin në Gjykatën e Lartë Malltezi e ka bazuar edhe në vendimarrjen e Strasburgut për çështjen “Gëllçi kundër Shqipërisë”.

Referuar vendimit të Gjykatës Eurpiane të të Drejtave të Njeriut, që në shqyrtimin e ankimit të ish-drejtuesit të Përgjithshëm të RTVSH, Thoma Gëllçi, konstatoi shkelje të Konventës për periudhën e mbajtjes në paraburgim, avokatët e Malltezit kërkojnë shfuqizimin e masës “arrest në shtëpi”.

Malltezi që prej muajit nëntor të vitit 2023 është lënë në “arrest shtëpie” me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë, duke e liruar nga burgu.

Malltezi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim lidhur me dosjen “Partizani” për të njëjtën dosje akuzohet edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë