Gazeta Si – Aleksandr Stanojeviç, trajneri i Partizanit të Beogradit, nuk do ta harrojë lehtë derbin ndaj CrvenaZvezdës (Ylli i Kuq).
Jo vetëm për humbjen e rëndë (4-0), por për atë që ndodhi menjëherë pas vërshëllimës së fundit të arbitrit.
Në tunelin e dhomave të zhveshjes, disa lojtarë të Partizanit janë përleshur mes tyre dhe madje është dashur të ndërhyjë policia për të qetësuar gjërat.
Por diçka edhe më e bujshme ndodhi menjëherë më pas: ultrasit serb të Partizanit, fillimisht hodhën sende ndaj Stanojeviçit dhe stafit të tij, më pas ata u futën në dhomat e zhveshjes dhe thyen një gotë, e cila goditi trajnerin, i cili më pas u shfaq në konferencën për shtyp me një manikotë në ballë dhe me shenja në fytyrë.
“Më goditën kështu, asgjë tjetër nuk ndodhi. Nëse do të kishte dalë ndeshja 0-0 nuk do të kisha ardhur, por duhet të tregoja respekt. Tifozët thyen një gotë, e cila më goditi. Kam humbur pak gjak”.
Më pas, ai iu kthye diskutimit për futbollin: “Përsa i përket ndeshjes, unë marr përgjegjësitë e mia, është humbja më e keqe e karrierës sime. Është turp për të gjithë”, tha trajneri.
“Këto nuk janë gjëra të mira për futbollin. Nuk japim imazh të mirë”, është shprehur Vladan Milojeviç, trajner i Crvena Zvezdës, i cili ka dashur të shprehë solidaritetin me kolegun e tij.
“Një ndeshje futbolli nuk duhet të ngrihet në nivelin e një lufte, ky është thjesht futboll. Kështu shkoi, ne fituam. Është sportivitet, ne i urojmë dhe ata na përgëzojnë ne”, përfundoi ai.
Duke mbetur ende në futbollin serb, lajmi i disa ditëve më parë ishte ndalimi i tifozëve të Zvezdës për të ndjekur ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit, në “San Siro” më 1 tetor dhe kundër Milanit (përsëri në “Meazza”, më 11 dhjetor).
Ndalim që prek të gjithë mbështetësit që jetojnë në Serbi, por edhe në të gjitha vendet e tjera evropiane. Kështu, të gjithëve do t’u ndalohet blerja e biletave për dy ndeshjet europiane.
Edhe nëse tifozët tentojnë të marrin biletën në rrugë të tjera me emër tjetër dhe përmes personave të tjerë, sërish nuk do të mund të hyjnë në stadium. Në fakt, në hyrje bëhen kontrolle me pasaportë si mjet dokumenti identitetifikimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.