Gazeta Si – Ishte e mbarë kjo javë për Tiranën, që tashmë është afruar në 1 pikë pas Partizanit. Të kuqtë u mundën 3-0 në Rrogozhinë, kurse kampionët në fuqi fituan 4-1 ndaj Kukësit në “Selman Stërmasi”.
Partizani ka marrë një shuplakë të fortë në Rrogozhinë, ku pësoi një humbje me 3 gola. Zejnullai dy herë dhe Fernando me penallti realizuan golat e fitores për Egnatian e trajnerit Shpëtim Duro. Ishte një ditë e keqe për Partizanin, që nuk dha asgjë në këtë ndeshje.

Tirana në anën tjetër mposhti bindshëm Kukësin, vetë rezultati 4-1 flet qartë. Hasani e kaloi ekipin e Shehit në avantazh, por Kukësi barazoi me Bashën në pjesën e parë. Në të dytën Tirana realizoi 3 gola me goditjet standarde, me autorë Behiraçe, Patrik dhe Limaj.
Kukësi luajti me 10 vetë mbi gjysmë ore, pasi Ndreca u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj Toshevskit. Kartoni u dha pasi u panë pamjet në VAR.
Pas javës së 10-të gara bëhet edhe më e bukur, me Tiranën që është vetëm 1 pikë pas Partizanit (19 ndaj 18). Kukësi këtë sezon duket në vështirësi. Edhe pas ndërrimit të trajnerit, kjo skuadër mbetet në vendet e fundit. Humbja me Tiranën ishte e dyta radhazi për verilindorët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




