Lojëra me Dore

Partizani fiton Ligën Unike në basketboll femrash, mund Flamurtarin në Vlorë

Gazeta Si – Partizani feston brenda në Vlorë për fitimin e Ligës Unike në basketboll për femra. Skuadra kqyeqytetase ka triumfuar në edicionin e dytë të këtij aktiviteti mbarëkombëtar të zhvilluar në pallatin e sportit “Flamurtari”, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer.

Partizani feston me trofeun e Liges Unike. Gazeta Si, 16 mars 2023

Partizani, i drejtuar nga Eliverta Bujari, e ka dominuar ndeshjen ndaj Flamurtarit dhe e ka mbyllur atë me rezultatin 61-72. Gjatë gjithë kohës skuadra e kuqe ishte në kryesim dhe e ka merituar plotësisht trofeun.

Ajo që bie në sy sa i takon Ligës Unike në basketbollin e femrave ka të bëjë me faktin se, ndryshe nga mushkujt, skuadrat shqiptare mund të konkurojnë denjësisht me ato kosovare dhe mund të fitojnë, siç ka ndodhur me Partizanin.

Partizani e fiton për herë të parë Ligën Unike, që në edicionin e kaluar u fitua nga Prishtina. Lojtarja më e mirë për Flamurtarin ishte Samra Omerbasiç, me 16 pikë, ndërsa për Partizanin u dallua Jomira Mathis, me 22 pikë. Lojtarja më e mirë e turneut u shpall Hana Brysh e Partizanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë