Futboll

Partizani dhe Tirana paguajnë për dëmet në derbi, gjobiten nga Disiplina

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka vendosur sot në lidhje me trazirat që ndodhën në derbin mes Partizanit dhe Tiranës të luajtur në muajin dhjetor, ku tifozët e të dyja skuadrave shkatërruan stolat dhe i hodhën në fushë.

Të dy klubet kryeqytetase janë gjobitur me 100 mijë lekë dhe këtë gjobë duhet ta paguajnë brenda një afati 15-ditor. Nuk është ndonjë shifër e lartë në fakt, duke pasur parasysh atë që ndodhi në stadiumin “Air Albania”.

Stolat qe perfunduan ne fushe gjate derbit. Gazeta Si, 11 janar 2022

Vendimet e Disiplinës dhe Etikës
Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë. Partizani urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Air Albania” brenda 15 ditëve.

Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë. Tirana urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Air Albania” brenda 15 ditëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë