Futboll

Partizani dhe Dinamo ndajnë nga një pikë, mungon goli në derbi

Nga Gazeta ‘Si’-Derbi i javës së 14-të të Superiores mes Partizanit dhe Dinamos ka përfunduar në barazim, 0-0. Kampionët në fuqi shkëputen kështu një pikë nga Egnatia në krye të tabelës së renditjes.

Pano Qirko dhe Edmir Sali, dy portierët vlonjatë të dy skuadrave, i ruajtën rrjetat të paprekura në këtë 90-minutësh. Partizani vinte me shumë mungesa në këtë sfidë, me një formacion të modifikuar.

Rastin më të mirë për shënim  e pati Denison i Dinamos, i cili gjuajti jashtë brenda zonës. Dinamo, me trajnerin Dritan Mehmeti në stol, nuk njeh humbje dhe vazhdon të ngjitet në tabelë.

Partizanin tani e pret një tjetër derbi, ai me Tiranën, që luhet ditën e diel.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë