Gazeta Si – Partizani-Bylis, ndeshja që mbylli javën e 30-të të Superiores, u fitua 2-1 nga të kuqtë, të cilët rikthehen kështu 5 pikë pas Tiranës kryesuese. Fitorja e sotme ishte e domosdoshme për ekipin e Kolelës, për të mbajtur hapur garën e titullit kampion.
Arinaldo Rrapaj kaloi Partizanin në avantazh me një aksion të bukur. Ballshiotët reaguan mirë dhe arritën të barazonin rezultatin në 1-1 me Eskuerdinjën. Në pjesën e dytë ishte Rrapaj që fitoi një penallti, që u kthye në gol nga braziliani Da Silva.

Partizani fitoi një penallti të dytë më pas, por ajo u anulua, pasi u panë pamjet në VAR. Të kuqve iu anulua edhe një gol i Carës për pozicion jashtë loje. Kryeqytetasit shpresojnë ende për titullin, kurse Bylisi mbetet mjaft i rrezikuar prej rënies nga elita.
Kukësi është mundur sot 1-0 nga Kastrioti i vendit të fundit, duke e komplikuar situatën e qëndrimit. Krutanët, me këtë fitore, mbajnë gjallë shpresat për mbijetesë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




