Partia e Lirisë ka akuzuar Erion Veliajn se ka përvetësuar 45 milionë euro për 7 vitet e kaluara nga taksa e arsimit.
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka tha se me standardin europian, Bashkia e Tiranës duhej të kishte ndërtuar mbi 40 shkolla të reja, ndërkohë sipas saj janë ndërtuar vetëm 9 shkolla.
“Erion Veliaj i vodhi shqiptarëve 45 milionë euro për 7 vitet e kaluara dhe nuk do të ndalë edhe për të paktën 3 vite të tjera…
Në studimin e fizibilitetit të sjellë në kohën që implementohej taksa e përkohshme e arsimit, flitej për rreth 40 shkolla publike të cilat do t’i nënshtroheshin transformimit, por nga investigimet e kryera nga mediat, rezultojnë se vetëm 9 prej tyre janë ndërtuar ose rikonstruktuar.
Mungesa e transparencës së Bashkisë në raport me destinacionin e parave të vjelura nga taksa e arsimit, është vetëm tregues I vjedhjes së parave të qytetarëve të Tiranës.
Kur pyetet se ku kanë shkuar këto para, Erion Veliaj na tregon përralla me suksese imagjinare, duke përfshirë si meritë e tij edhe shkollat që janë ndërtuar apo rikonstruktuar me paratë e donatorëve të huaj.
E meqënëse jemi këtu, i rikujtojmë gjithë qytetarëve shqiptarë se një shkollë me kapacitet të lartë nxënësish, e ndërtuar nga e para nga donatorët e huaj, nuk shkon më shumë 900.000 Euro, ndërsa po i njëjti volum punimesh, në dorën e çakallit të vjedhjes, kap vlerën e rreth 4 milionë euro.
Me standardin europian, Bashkia e Tiranës duhej të kishte ndërtuar mbi 40 shkolla të reja, por me standardin e vjedhjes së Erion Veliajt, me 45 milionë euro ndërtohen vetëm 9 shkolla”, tha ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.