Politike

Debate në parlament mes opozitës dhe mazhorancës për rregulloren e re

Nga Gazeta ‘Si’– Parlamenti ka nisur me debate që në nisje në lidhje me rregulloren e re të Kuvendit që është miratuar në seancat e kaluara.

Deputetë të opozitës kërkojnë debat dhe shprehen se nuk kanë në dispozicion rregulloren e re të Parlamentit.

Megjithatë, Peleshi u kërkoi shërbimeve të kuvendit që të marrin masa nëse ka deputetë të cilët nuk kanë dispozicion rregulloren.

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku hodhi akuza ndaj mazhorancës se po shkel rregulloren e Kuvendit.

Gjatë fjalës së saj, Tabaku tha se komisioni parlamentar për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura, është antikushtetues dhe në shkelje të rregullores së Kuvendit.

“Grupi Parlament i PD ka kërkuar një mocion për kryetarin e Parlamentin dhe një mocion me debat për programin e qeverisë dhe një interpelancë për programin e qeverisë për integrimin në BE.

Mendoj që duhet të fokusohemi tek kërkesat që u diskutuan në Konferencën e Kryetarëve..

Ne e patëm një debat në Konferencën e Kryetarëve për përgjegjësinë e Komisioneve Parlamentare. Komisioni për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura është antikushtetues dhe në shkelje të rregullores së Kuvendit. Ka vetëm një Komision përgjegjës, ashtu si e thotë rregullorja në nen 37 dhe 38, Komisioni Përgjegjës, mban përgjegjësi për raportimin e institucioneve. Nuk ka komisione parlamentare të rëndësi së parë dhe të dytë, të gjithë kanë të njëjtën rëndësi”, tha Tabaku.

Ndërsa Flamur Noka u shpreh me tone të forta ndaj kryeparlamentarit Niko Peleshi, duke theksuar se nuk do të lejojnë që shqiptarët të mbeten pa informacion mbi programin e qeverisë.

“Nuk ndodh në asnjë vend të botës që qytetarët të mos dinë programin e qeverisë. Çfarë do të bëni ju?”, tha Noka.

Ai iu drejtua drejtpërdrejt Peleshit me fjalët: “Nuk je sufler që të ndërhysh tek çdo deputet.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë