Politike

Parlamenti miraton me 108 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Pas debateve në një seancë maratonë, Partia Socialiste  dhe Partia Demokratike kanë bashkuar votat në parlament duke miratuar ndryshimet e reja në Kod Zgjedhor, që kanë për qëllim lehtësimin e votës së diasporës.

Drafti i ndryshimeve u miratua me 108 vota pro dhe me pëlqimin e Presidentit Bajram Begaj, ndërsa ndryshimet hyjnë në fuqi menjëherë.

Lehtësimet për votën e diasporës janë të tilla si pagesa e postës nga shteti e deri te afati për regjistrimin e partive dhe kandidatëve që është 12 mars

Me 107 vota pro, është miratur edhe shpërndarja e fondit 1.5 milionë euro partive për zgjedhjet e 11 majit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë