Nga 30 gushti, Parisi do të bëhet një “qytet me 30 km në orë”, sepse kufiri i shpejtësisë për makinat dhe motoçikletat do të kalojë, nga 50 në 30 km/orë në pothuajse të gjithë kryeqytetin, me përjashtimet e “périphérique”-s (unaza) dhe disa bulevarde.
Kryebashkiakja Anne Hidalgo dhe Këshilltari i Transportit, David Belliard, shpjeguan se kjo masë synon të zvogëlojë zhurmën, të adaptojë qytetin ndaj ndryshimeve klimatike dhe më përgjithësisht, të riafirmojë zgjedhjen themelore të pretenduar nga administrata e majtë dhe ekologjike, ose të dekurajojë përdorimin e makinës në favor të “lëvizjeve të reja”, në veçanti të biçikletës.
“Ne duhet të mbrojmë kategoritë më më të prekshme: këmbësorët, çiklistët, fëmijët dhe të moshuarit. Ne zbutim trafikun, duke ulur përshpejtimet dhe ngadalësimet”, -shtoi Belliard, i cili kujtoi se si qyteti, me 30 km në orë ishte një nga premtimet elektorale të kryetares së bashkisë, Anne Hidalgo, e cila në qershor 2020, u rikonfirmua në krye të kryeqytetit.
Në Champs Elysées, në “Avenue de la Grande-Armée” dhe “Foch” dhe në një aks tjetër me katër korsi, kufiri do të mbetet në 50 km/orë.
Kryebashkiakja Hidalgo, duhet gjithashtu t’iu përgjigjet kritikave të shumta të atyre që e akuzojnë atë për shkaktimin e kaosit në qarkullim në Paris, me pista biçikletash të përkohshme, që shpërfytyrojnë dekorin urban dhe inkurajimin xhenerik të dy rrotakëve, që po rezultojnë të jenë po aq të rrezikshëm sa makinat.
Çiklistët, të cilët shpesh kalojnë kufirin e kilometrave në pista biçikletash me shpejtësi të madhe, pa hequr dorë nga trotuaret dhe rrugët e këmbësorëve në disa raste, po dëshmojnë se janë jo të pjekur dhe grindavecë sa automobilistët dhe pastaj ekziston problemi i skuterëve elektrikë.
Rasti i Miriam Segatos, vajza 30-vjeçare italiane e përplasur dhe e vrarë nga dy vajza në një skuter elektrik dhe episode të tjera të ngjashme, kanë nënvizuar rrezikun dhe ndjenjën e mosndëshkimit që shoqëron ndonjëherë “lëvizjen e re”.
Kjo është arsyeja pse Hidalgo u ka vendosur tre operatorëve të autorizuar në Paris – “Lime”, “Tier” dhe “Dott” – për të marrë masa dhe për të ulur shpejtësinë maksimale të skuterëve elektrikë, nga 20 në 10 km/h në orë në zonat këmbësore të qendrës, nën paralajmërimin e tërheqjes së licencës në shtator.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



