Kush mund ta priste një mbrëmje të tillë? Disa mund ta kishin ëndërruar, të tjerë mund të kishin guxuar ta besonin, por mënyra se si Paris SG e shkatërroi Inter-in ishte përçudnuese. Hakimi zhbllokoi sfidën pas 12’. Doue dyfishoi pas 8 minutave të tjera dhe shënoi golin e 3 të sfidës (të 2 personal) në 63’. Kvaratskhelia gjeti pokerin 10’ pas golit të 3 ndërsa Barcola iu afrua mëse një herë “manita-s” por atë e gjeti zëvendësuesi Mayulu, 3’ përpara fundit të kohës së rregullt. Thuram pati rastin më të pastër për Inter-in por Donnarumma nuk e lejoi. Në këtë mënyrë Paris SG u bë skuadra e dytë francize që fiton trofeun madhor për klube në Mynih, pas Marseillë që në vitin 1993, mundi Milan-in 1-0. Profecia vërtetohet sërish: Në Mynih fitojnë rishtarët dhe Paris SG ishte i tillë, fitoi trofeun e parë të Champions League

Libri i Artë në Champions League/ Kupa e Kampioneve
15 Real Madrid
7 Milan
6 Bayern Munich, Liverpool
5 Barcelona
4 Ajax
3 Inter, Manchester United
2 Juventus, Benfica, Chelsea, Nottingham Forest, Porto
1 PARIS SAINT-GERMAIN, Borussia Dortmund, Celtic, Hamburger SV, Steaua București, Marseille, Manchester City, Feyenoord, Aston Villa, PSV Eindhoven, Crvena Zvezda
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.