Gazeta Si- Një bombë e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore është gjetur në shinat e metrosë që të çojnë në Gare du Nord, në Paris.
Bomba u zbulua “në mes të shinave” gjatë natës, gjatë disa punëve të mirëmbajtjes të kryera në zonën e Saint Denis, tha kompania kombëtare hekurudhore “Sncf”.
I gjithë trafiku drejt stacionit të trenit, i cili pret trenat e “Eurostar” dhe shërbimet lokale të shpejtësisë së lartë, është bllokuar, ndërsa policia e Parisit po punon për të çaktivizuar pajisjen.
Gare du Nord është terminali hekurudhor më i ngarkuar në vend dhe u shërben rreth 700 mijë njerëzve çdo ditë.
“SNCF” saktësoi se trafiku hekurudhor nuk do të rifillojë para orës 10:00 dhe vetëm “pas përfundimit të operacioneve të çminimit, të organizuara aktualisht nga shërbimet e specializuara të selisë së policisë së Parisit”.
Katër trena nga stacioni St Pancras i Londrës janë anuluar deri më tani, ndërsa gjashtë trenat e parë që nisen nga Parisi për në Londër janë anuluar gjithashtu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




