Paris 2024

Paris 2024, sportisti australian i hokejit Tom Craig arrestohet për blerje të kokainës

Gazeta Si – Skandal në Paris 2024: Tom Craig, lojtar i ekipit kombëtar australian të hokejit në fushë, u arrestua mbrëmjen e të martës.

Komiteti Olimpik Australian (AOC) dha lajmin dhe nuk deshi të konfirmonte zyrtarisht emrin e sportistit të arrestuar.

AOC u kufizua duke thënë se “ne vazhdojmë të marrim informacion për këtë çështje, duke u përpjekur të ndihmojmë anëtarin e ekipit tonë. Për momentin nuk ka asnjë akuzë kundër tij”.

Por emri i Tom Craig, sulmuesit të Kookaburras, është bërë i ditur nga gazeta “Daily Telegraph”.

Tabloidi britanik raportoi se 28-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, të martën 6 gusht, do të ishte larguar nga fshati Olimpik së bashku me disa shoqërues për të shkuar në Paris.

Ai u kap në flagrancë nga policia, e cila e ndaloi dhe më pas e arrestoi, teksa po përpiqej të blinte kokainë nga një shpërndarës droge në lagjen “Pigalle” të kryeqytetit francez.

Tom Craig, të cilit iu gjet një gram lëndë narkotike, e ndaluar në Francë, u prangos.

Për të, këto në Paris janë Lojërat e treta Olimpike në karrierën e tij pas atyre në Rio de Zhaneiro në 2016 dhe Tokio në 2021 (dhe në Japoni fitoi medaljen e argjendtë). Në këtë Olimpiadë, kombëtarja australiane e hokejit në fushë u eliminua nga Holanda në çerekfinale, ashtu si edhe ajo e femrave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë