Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Islam Dudaev, i cili garon në kategorinë stili i lirë deri në 65 kilogramë, mban ndezur shpresat e Shqipërisë për një tjetër medalje në olimpiadën që po zhvillohet në kryeqytetin francez. Dudave, pas eliminimit në çerekfinale, është rifutur në garë dhe nesër do të duelojë për të siguruar medaljen e bronzit.
Dudaev edhe pse e nisi mirë turneun, ku në turin e 1/8-ve, fitoi pas vetëm 2 minutash garë, me shifrat 10-0 kundër mundësit nga Ishujt Samoa, Arzawa, ai u eliminua në çerekfinale me 11-0 përballë mundësit nga Irani, Rahman Amouzadkhalili.
Pavarësisht eliminimit, Dudeav ka marrë një lajm të mirë të shtunën pasdite. Ishte pikërisht mundësi që e skualifikoi nga turneu, iraniani Amouzadkhalili, që përmes kualifikimit të tij në finale i hap rrugën mundësit kuqezi të rikthehet në lojë dhe të garoi të dielën për vendin e tretë, për stilin e lirë për peshën deri në 65 kg.
Dudaev, fillimisht do të jetë pjesë e një raundi kualifikues, që të çon në finale për Medaljen e Bronzit. Mundës kuqezi, do të ndeshet nesër me amerikanin Retherford, duke nisur nga ora 11:00 (ndeshja e dytë në Tapetin B).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.