Ka ndodhur

Parcelë me kanabis në mes të pyllit, arrestohen 3 vëllezër në Durrës

Gazeta Si - Tre vëllezër janë arrestuar në Durrës në kuadër të planit kombëtar të koduar “Territor i Pastër”. Mësohet se Rauland, Emiljan dhe Albert Vezi u arrestuan pasi kishin kultivuar në një parcelë dhjetëra fidanë dhe bimë kanabisi në një zonë të pyllëzuar në fshatin Maskuri.

Gjatë hetimit proaktiv janë siguruar prova filmike kur këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shkonin në mënyrë të përsëritur te parcela për t’u kujdesur për bimët.

Gjatë operacionit shërbimet e policisë kanë asgjësuar fidanët dhe bimët narkotike, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një gjenerator, tuba uji, pleh kimik, kubikë polesteroli, 2 automjete dhe 3 celularë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë