Gazeta Si – Dy vëllezër nga Sauku janë arrestuar nga policia, pasi kultivonin lëndë narkotike në Peqin. Në pranga është vënë edhe bashkëpunëtori i tyre nga Rrogozhina.
Policia bën të ditur se gjatë kontrollit masiv të territorit, në fshatin Garunjë, Peqin, kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.
Në pranga janë vënë Nj. S., 36 vjeç dhe G. S., 45 vjeç (vëllezër), të dy banues në Sauk, Tiranë; M. S., 47 vjeç, banues në Rrogozhinë.
Gjatë kontrollit në banesën e dy vëllezërve, policia gjeti dhe sekuestroi 2 armë gjahu, një sasi municioni luftarak, 1 palë dylbi, 2 radio marrëse-dhënëse, 1 automjet, 3 aparate celuare dhe 1 mjet prerës (thikë).
Sakaq, në gjendje të lirë është proceduar kryeplaku i fshatit për shpërdorim detyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




