Ka ndodhur

Parcela me kanabis në mes të pyllit, pranga dy të rinjve në Shkodër

Gazeta Si – Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Shkodrës për shkak se akuzohen për kultivim narkotikësh dhe armë mbajtje pa leje.

Në vijim të kontrollit të territorit, në afërsi të këtij ambientit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E. D., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër dhe M. N., 23 vjeç, banues në lagjen “3 Heronjtë”, Shkodër.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit nga ana e shërbimeve të Policisë, u bë e mundur edhe gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i një arme zjarri automatik dhe municioni luftarak, në një ambient në afërsi të sipërfaqes së mbjellë me bimë narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë