Bursa

Parashikimi i ‘SI’ për bursat gjatë javës: Forcohet euro dhe Bitcoin

Nga Gazeta ‘SI’ – Përsa kohë EURUSD do të tregtohet mbi vlerën 1.1595, trenda e fillimjavës do të jetë rritëse me target 1.168. Reagimi pozitiv ndaj tij e avancon lëvizjen pozitive drejt rezistencës 1.173. Tregtimi nën vlerën 1.1595, pak i mundshëm, hap rrugën për testimin e suportit 1.153.

Përsa kohë GBPUSD do të tregtohet mbi vlerën 1.3375, trenda do të jetë rritëse me objektiv 1.3575. Tregtimi nën vlerën 1.3375, pak i mundshëm, do të pasohej me rënie të mëtejshme me target 1.337.

Përsa kohë USDJPY do të tregtohet nën vlerën 158, trenda e fillimjavës do të jetë rënëse me target 156.2. Tregtimi mbi vlerën 158 do të ndiqej nga avancim i mëtejshëm me target 158.7.

Përsa kohë DOW JONES do të tregtohet mbi vlerën 47370, trenda e fillimjavës do të jetë korrektuese me objektiv 47900. Reagimi pozitiv ndaj tij e avancon lëvizjen rritëse drejt rezistencës 48250. Tregtimi nën vlerën 47370 hap rrugën për akselerim të rënies drejt suportit 46200.

Përsa kohë CRUDE OIL do të tregtohet mbi vlerën 89.5, trenda do të vazhdojë të jetë rritëse me target 95. Tregtimi nën vlerën 89.5 vetëm se do ta frenojë këtë tendencë duke u paraprirë nga ritestimi i suportit 88.

Përsa kohë BTCUSD do të tregtohet mbi vlerën 66800, trenda do të jetë pozitive me target 70700. Tregtimi nën vlerën 66800 rikthen tendencën bearish me target 65470.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë