Bursa

Parashikimi i ‘Si’ për bursat gjatë javës: Euro do të rritet

Nga Gazeta ‘Si’-Për sa kohë EUR/USD do të tregtohet mbi 1.0932, trenda gjatë javës(24-30 prill) do të jetë pozitive me target 1.1045, reagimi pozitiv ndaj të cilit e avancon lëvizjen për sipër drejt rezistencës 1.1092. Tregtimi nën suportin 1.0932 hap rrugën për testimin e suportit 1.083.

Për sa kohë GBP/USD do të tregtohet nën vlerën 1.2462 trenda do të jetë korrektuese me target 1.224. Tregtimi mbi vlerën 1.2462 hap rrugën për avancim të mëtejshëm me target 1.256.

Për sa kohë DOW JONES do të tregtohet mbi vlerën 33490 trenda do të jetë pozitive me objektiv 34550-34640. Tregtimi nën suportin 33490 do të pasohej nga testimi i suportit 33150-33310.

Për sa kohë CRUDE OIL do të tregtohet mbi vlerën 77.32 trenda do të jetë pozitive me target 79. Tregtimi nën suportin 77.32 e thellon rënien me target 73.5.

Për sa kohë BTC/USD do të tregtohet nën rezistencën 27890 trenda do të jetë bearish me target paraprak 25400 e më pas 24500. Tregtimi mbi rezistenën 27890, pak i mundshëm do të pasohej nga testimi i rezistencës së radhës 28970.

Për sa kohë USD/JPY do të tregtohet mbi suportin 133.4 trenda do të jetë bullish me target 137. Tregtimi nën vlerën 133.4 e thellon rënien me target 132.7, reagimi negativ ndaj të cilit do të pasohej nga testimi i suportit 129.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë