Bursa

Parashikimi i ‘Si’ për bursat gjatë javës: Bitcoin sërish në rritje

Nga Gazeta ‘Si’-Për sa kohë EUR/USD do të tregtohet mbi vlerën 1.0565 trenda gjatë javës(23-29 tetor) do të jetë rritëse me target 1.064, reagimi pozitiv ndaj së cilës e avancon lëvizjen pozitive drejt rezistencës 1.0674. Tregtimi nën vlerën 1.0565 rikthen tendencën negative me objektiv 1.05 e më pas 1.0465

Për sa kohë GBP/USD do të tregtohet mbi suportin 1.2145 trenda do të jetë pozitive me target 1.2220, reagimi pozitiv ndaj së cilës do të pasohej nga tentativa e testimit të rezistencës 1.2266. Tregtimi nën vlerën 1.2145 do të rikthente tendencën rënëse me target 1.209

Trenda rritëse e çiftit të monedhave USD/JPY duket e "lodhur". Në këto kushte për sa kohë tregtimi do të kryhet nën rezistencën 150.3 tendenca do të jetë rënëse me objektiv 147.54. Tregtimi mbi vlerën 150.3, pak i mundshëm hap rrugën për testimin e majës 151.94 të vendosur në vitin 2023

Për sa kohë DOW JONES do të tregtohet nën vlerën 33230 trenda do të jetë bearish me target 32850, reagimi negativ ndaj së cilës e thellon rënien me objektiv 31600. Tregtimi mbi vlerën 33230 do të pasohej nga lëvizje korrektuese, maksimumi deri në vlerën 33400.

Për sa kohë CRUDE OIL do të tregtohet nën vlerën 88.73 trenda do të jetë rënëse në target 87, reagimi negativ ndaj së cilës thellon rënien drejt suportit 86 25. Tregtimi mbi vlerën 88.73 hap rrugën për avancim drejt rezistencës 92.43

Për sa kohë BTC/USD do të tregtohet mbi suportin 29475 trenda do të jetë bullish me objektiv 31650-31850. Tregtimi nën vlerën 29475, pak i mundshëm do të pasohej nga korrektimi drejt suportit të radhës 29000

parashikimin e javës së kaluar, Gazetasi.al theksoi se kriptomonedha do të ishte në trend rritës. Më 21 tetor kriptomonedha pa një rritje të papritur duke iu afruar 30 mijë dollarëve, për herë të parë që nga qershori i këtij viti. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë