Bursa

Parashikimi i ‘Si’ për bursat gjatë javës: Bitcoin sërish në rënie

Nga Gazeta ‘Si’-Për sa kohë EUR/USD do të tregtohet nën vlerën 1.0830, trenda gjatë javës(21-29 maj) do të jetë bearish me target 1.0688.

Tregtimi mbi vlerën 1.0830 do e vononte në kohë këtë tendencë duke u paraprirë nga testimi i rezistencës 1.088, reagimi pozitiv ndaj së cilës do ta avanconte këtë lëvizje korrektuese drejt rezistencës së radhës 1.0909

Për sa kohë GBP/USD do të tregtohet nën vlerën 1.247 trenda do të jetë negative me target 1.229, reagimi negativ ndaj të cilit do e thellonte rënien drejt suportit 1.224. Tregtimi mbi vlerën 1.247 hap rrugën për avancim drejt targetit 1.2517

Për sa kohë DOW JONES do të tregtohet nën vlerën 33650 trenda do të jetë negative me objektiv paraprak 33100 e më pas 32900. Tregtimi mbi vlerën 33650, pak i mundshëm do të pasohej nga tentativa e testimit të rezistencës 33775

Për sa kohë CRUDE OIL do të tregtohet nën vlerën 72.32 trenda do të jetë rënëse me target paraprak 67.45, reagimi nagativ ndaj të cilit e thellon rënien drejt suportit 64.44. Tregtimi mbi vlerën 72.32 do hapte rrugën për testimin e rezistencës 74.65

Për sa kohë BTC/USD do të tregtohet nën vlerën 27500 trenda do të jetë rënëse  me target 24950. Tregtimi mbi vlerën 27500 do të pasohej nga tentativa e testimit të rezistencës 27700.

Edhe në parashikimin e javës së kaluar, kriptomonedha ishte sërish në trend rënës.

Për sa kohë USD/JPY do të tregtohet nën vlerën 138.52 trenda do të jetë korrektuese me target 136.6. Tregtimi mbi vlerën 138.52 rikthen tendencën rritëse me target 140.6


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë