Bursa

Parashikimi i ‘Si’ për bursat gjatë javës: Bitcoin nis rritjen

Nga Gazeta ‘Si’-Për sa kohë EUR/USD do të tregtohet nën vlerën 1.0925 , trenda gjatë javës (10-16 prill)do të jetë korrektuese me target 1.0822  pas së cilës reagimi do të jetë pozitiv. Tregtimi mbi vlerën 1.0925 hap rrugën për avancim të trendës drejt targetit 1.1

Për sa kohë GBP/USD do të tregtohet nën vlerën 1.2457, trenda do të jetë rënëse me target 1.23, reagimi negativ ndaj të cilit do e thellonte rënien drejt suportit 1.221. Tregtimi mbi suportin 1.2457 hap rrugën drejt testimit të rezistencës 1.2552

Për sa kohë DOW JONES tregtohet mbi 33275 trenda do të jetë bullish me objektiv 34700. Tregtimi nën vlerën 33275 rikthen tendencën korrektuese drejt suportit 32800.

Për sa kohë CRUDE OIL tregtohet mbi vlerën 79.5 trenda do jetë rritëse me target 82.54 e më pas 84.5. Tregtimi nën 79 5 do të pasohej me korrektim drejt suportit 77.98

Për sa kohë BTC/USD tregtohet mbi vlerën 27600 trenda do të jetë rritëse në target 30100 e më pas 32250. Tregetimi nën 27600 do të pasohej nga testimi i suportit 26500.

 parashikimin e javës së shkuar, Gazetasi.al theksoi se kriptomonedha do të ishte në rënie. Bitcoin gjatë javës ra në vlerën e 27.5 mijë dollarëve pasi kishte kapur 29 mijë dollarë më parë.

Për sa kohë USD/JPY tregtohet nën 132.43 trenda do të jetë negative me objektiv 130.2. Tregtimi mbi 132.43 hap rrugën për avancim drejt rezistencës 133-133.5


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë