Bursa

Parashikimi i ‘SI’ për bursat: Dobësohet Bitcoin

Nga Gazeta ‘SI’ – Për sa kohë EUR/USD tregtohet nën nivelin 1.1485, trendi mbetet negativ me objektiv 1.135. Reagimi negativ ndaj këtij niveli mund të thellojë rënien drejt suportit 1.125. Ndërsa një tregtim mbi 1.1485 do të sillte një tentativë për testimin e rezistencës në 1.1525.

Për sa kohë Dow Jones tregtohet mbi nivelin 45,600, trendi në fillim të javës pritet të jetë rritës me objektiv 46,000. Një reagim pozitiv në këto nivele mund të çojë në avancimin e mëtejshëm drejt rezistencës 46,800. Në të kundërt, tregtimi nën 45,600 hap rrugën për një rënie më të thellë drejt suportit 44,500.

Për sa kohë BTC/USD tregtohet nën nivelin 68,150, trendi mbetet negativ me objektiv 65,500. Ndërsa një kalim mbi këtë nivel do të sinjalizonte një avancim të mëtejshëm me target 69,000.

Për sa kohë GBP/USD tregtohet mbi nivelin 1.3172, trendi mbetet pozitiv me objektiv 1.331. Një rënie nën këtë nivel do të thellonte lëvizjen negative drejt suportit 1.31.

Për sa kohë USD/JPY tregtohet nën nivelin 159.2, trendi mbetet bearish me objektiv 157.4. Një tregtim mbi këtë nivel do të vononte këtë tendencë, duke u shoqëruar fillimisht me testimin e rezistencës në 159.5.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë