Bursa

Parashikimi i ‘SI’ për bursat gjatë javës: Euro në rritje

Nga Gazeta ‘SI’ – Për sa kohë EUR/USD do të tregtohet mbi vlerën 1.0272 trenda e fillim javës do të jetë rritëse drejt targetit 1.033-1.034. Reagimi pozitiv ndaj tij e avancon lëvizjen drejt rezistencës 1.0372. Tregtimi nën vlerën 1.272 do të rikthente tendencën rënëse me objektiv suportin 1.022.

Për sa kohë GBP/USD do të tregtohet mbi vlerën 1.2386 trenda e fillim javës do të jetë pozitive me target 1.245-1.247.  Tregtimi nën vlerën 1.2386 hap rrugën për testimin e suportit 1.23.

Për sa kohë USD/JPY do të tregtohet nën vlerën 158 trenda do të jetë rënëse drejt suportit 155.6. Tregtimi mbi vlerën 158 do të ndiqej nga avancim i mëtejshëm me objektiv 160.

Për sa kohë DOW JONES do të tregtohet mbi vlerën 42630 trenda e fillim javës do të jetë rritëse në target 43170. Tregtimi nën vlerën 42630 do të pasohej nga rënie e mëtejshme drejt suportit 41650.

Për sa kohë CRUDE OIL do të tregtohet nën vlerën 74.35 trenda do të jetë korrektuese me objektiv 73.5. Reagimi negativ ndaj tij e thellon rënien drejt suportit 73.1. Tregtimi mbi vlerën 74.35 do të pasohej nga rritje e mëtejshme drejt rezistencës 74.95.

Për sa kohë BTC/USD do të tregtohet mbi suportin 96750 trenda do të jetë pozitive me objektiv 108000. Tregtimi nën vlerën 96750 do të ndiqej nga testimi i suportit të radhës 94000.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë