Ekonomi

Parashikimi i qeverisë/Shërbimet ‘shtylla’ e ekonomisë, zbehet efekti i ndërtimit

Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria parashikon se ekonomia e vendit do të rritet me 3.9% deri në fund të vitit, pa asnjë ndryshim nga 3 vitet paraardhëse. Përgjatë periudhës afatmesme në vijim 2026-2028 parashikohet mesatarisht rreth 4% në vit.

Për 3 vitet e ardhshme, ekonomia e vendit do të orientohet drejt sektorit të shërbimeve që pritet të zëvendësojnë ndërtimin, me efektin e tyre në ekonomi.

MF parashikon se shërbimet do të kontribuojnë me 2.5% në rritjen ekonomike të vendit, ndërsa ndërtimi vetëm 0.4%. Bujqësia, nuk pritet të japë kontribut në rritjen reale të PBB-së së vendit, thekson qeveria.

Konsumi privat parashikohet të jetë sërish nxitësi kryesor i rritjes së PBB, stimuluar kryesisht nga përmirësimi i besimit të konsumatorit, si dhe nga përmirësimi në tregun e punës. Këto të fundit priten të transmetohen në një rritje graduale të pagave të cilat më tej pritet të stimulojnë të ardhurat reale të disponueshme të individëve, veçanërisht pas rikthimit në nivelet normale të inflacionit gjatë vitit 2024


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë