Nga Gazeta ‘SI’ – Organizata e Kombeve të Bashkuara pret një rritje me 3.6% të ekonomisë së Shqipërisë gjatë vitit 2025 dhe një ngadalësim në 3.5% për vitin 2026.
Sipas raportit të parashikimit 2025, Shqipëria pritet të ketë performancën më të mirë në rajon, pas Serbisë që do të rritet me 4%. Ekonomia e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje Hercegovinës pritet të rritet me 3.4%, 3.2% dhe 2.7% përkatësisht.
Shqipëria parashikohet të ketë dhe inflacionin më të lartë në rajon, pas Serbisë. Konkretisht, në periudhën 2025-2026, vendi jonë do të ketë një nivel inflacioni 2.3%. Në Serbi, pritet të jetë më i lartë në Serbi me një normë prej 3.1% në vitin 2025, nga 4.4% në vitin 2024. Mali i Zi ndjek Serbinë me një normë inflacioni që pritet të arrijë në 2.8%. Norma më e ulët e rritjes së çmimeve parashikohet të jetë në Bosnje Hercegovinë me 1.9%.
Raporti i OKB-së thekson se rajoni do të vazhdojë të ketë performancë të mirë ekonomike, ndihmuar nga turizmi dhe sektori i shërbimeve, si dhe nga konsumi privat e investimet e huaja. OKB paralajmëron se një sezon i dobët kultivimi në sektorin bujqësor, mund të rikthejë rritjen e çmimeve në rajon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.