Kombetarja

Parashikimi i Lorik Canës: Fiton Shqipëria 2-1, duam ta zgjasim ëndrrën

Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, ka dhënë sot një intervistë për “Sportowefakty” në Poloni, ku ka folur për ndeshjen që nis pas pak në “Air Albania”. Cana është pyetur nga gazetari polak për shumë gjëra, por mund të veçohet një pyetje në lidhje me Armando Brojën, për të cilin ish-kapiteni tha:

“Broja është e tashmja, por mbi të gjitha e ardhmja e Kombëtares. Është 20 vjeç, është lojtar i Çelsit, i huazuar te Southemptoni. Me Hungarinë trajneri priti derisa kundërshtari u lodh dhe e hodhi në fushë, çka rezultoi vendimi i duhur. Broja do t’i japë këtij ekipi shumë gëzim për shumë vite. Pas Euro 2016 pati një ndryshim gjenerate te Shqipëria, lojyarët kanë fituar përvojë gjatë viteve”.

Artikulli per Canen ne shtypin polak. Gazeta Si, 12 tetor 2021

I pyetur pastaj se cili është parashikimi i Canës për ndeshjen e sotme, ish-kapiteni u përgjigj: “Si tifoz, them 2-1 për Shqipërinë. Kurrë nuk kemi luajtur në një Botëror dhe një fitore ndaj Polonisë do të zgjaste ëndrrën tonë. Motivimi dhe vendosmëria janë të mëdha këtu”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë