Ekonomi

Parashikimi i KE për turizmin: Shqipëria rritje 90%. Shpenzimet e turistëve në Europë do të arrijnë 800 mld €

Nga Gazeta 'SI' - Komisioni Europian vlerëson se liderët e turizmit për këtë vit janë vendet e Europës Jugore dhe të Mesdheut.

Specifikisht, KE përmend Shqipërinë si një ndër vendet që parashikohet të ketë një sezon të mirë veror dhe se do të rrisë fuqinë e saj në industrinë europiane të turizmit me 86%.

Shqipëria pritet të ketë performancën më të mirë, në raport me vendet e tjera të rajonit, por edhe destinacionet tipike si Mali i Zi, Greqia, Italia dhe Portugalia.

KE thotë se Shqipëria është tërheqëse për turistët e huaj për shkak të çmimeve të lira dhe për faktin se nuk njihet, duke i ofruar kështu udhëtarëve eksperienca unike.

Po ashtu, vizitat në Shqipëri, shpjegon raporti favorizojnë dhe vendet e tjera të mbipopulluara nga turistët.

Raporti i Komisionit thotë se Europa po përballet me një rritje të vizitorëve aziatikë.

Sektori i udhëtimeve vazhdon të preket nga sfida serioze. Turizmi po përballet me kosto të rritura të akomodimit, biznesit dhe fluturimeve, bashkë me shkurtimet në fuqinë punëtorë.

Kostot e rritura, parashikon KE, do t’i sjellin Europës një vlerë prej 800.5 mld eurosh gjatë të gjithë vitit.

Vendet që pritet të kenë më shumë fitime janë Spanja (+25%, Greqia, (+25%), Italia (+20%), Franca (+16%).

Liderët rajonalë do të jenë vendet e Europës jugore dhe Mesdheut.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë