Kriptomonedhat dhe vetë Bitcoin kanë tërhequr vëmendjen e Forumit Ekonomik në Davos, pas disa vitesh “shpërfillje”.
Drejtuesi i kompanisë më të madhe në botë të investimeve, BlackRock, Larry Fink tregoi parashikimin e tij: Bitcoin arrin 700 mijë dollarë.
Gjatë diskutimit të tij me Bloomberg, Fink thotë se investitorët dhe kompanitë që menaxhojnë pasuri, mund ta kthejnë Bitcoin në një “valutë ndërkombëtare” të sigurtë. Ai pretendon se investitorët e shqetësuar për dobësimin e mundshëm të monedhave të tyre tradicionale , ose që kanë shqetësime për stabilitetin politik dhe ekonomik të vendit të tyre, mund t’i drejtohen Bitcoin si një mbrojtje të besueshme kundër rreziqeve të tilla. Sipas Fink, natyra globale e Bitcoin e mundëson atë të veprojë si një “monedhë e sigurt ndërkombëtare” për të zbutur pasiguritë lokale.
Në një këndvështrim të kundërt, CEO i Goldman Sachs, David Solomon, duke folur për CNBC, theksoi se Bitcoin nuk përbën kërcënim për dollarin amerikan, megjithatë pranoi rëndësinë e tij si një “aset interesant spekulativ”. Solomon pohoi besimin e tij në dominimin e dollarit, por shprehu interes të madh për teknologjinë që mbështet Bitcoin. Ai la të kuptohej se blockchain mund të reduktojë përfundimisht problematikat brenda sistemit më të gjerë financiar, megjithëse kufizimet rregullatore dhe operacionale aktualisht kufizojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të bankave me Bitcoin.
Këto vërejtje ndodhën mes një rënie më të gjerë, megjithëse të lehtë, të çmimit të Bitcoin. Analistët vunë re rënien e Bitcoin me 2%, duke u tregtuar me 102.628 dollarë, shoqëruar me një rënie të dukshme të vëllimit të tregtimit – duke rënë në 61 miliardë dollarë. Luhatja nxjerr në pah natyrën aktuale të paqëndrueshme të tregut të kriptove, duke paraqitur mundësi dhe gracka për investitorët.
Perspektiva optimiste e Fink është në kontrast me ndjenjën e përgjithshme të tregut të karakterizuar nga rëniet e fundit të çmimeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.