Treg

Parashikimi: Gjatë 2024 çmimi i naftës do të qëndrojë i ulët

Çmimet ndërkombëtare të naftës do të qëndrojnë në nivelet e 80 dollarëve/fuçi sipas analizës së Reuters.

Ekspertët parashikojnë një rritje të dobët të kërkesës për naftë, në mes të tensioneve gjeopolitike.

Një survejim me 34 ekonomistë. Nxjerr që çmimi i naftës së papërpunuar Brent do të arrijë një mesatare prej 82 dollarë/fuçi, shumë më poshtë se parashikimi i nëntorit, 84.43dollarë.

“Nga ana kërkesës ne nuk presim shumë vrull. Por ka pikëpytje për pjesën e furnizimit. Ka dyshime nëse OPEC do të reduktojë apo jo prodhimin e naftës, që do të ndikonte në rritjen e çmimit”, thotë Thomas Wybierek, ekspert nga NORD Landbk.

Muajin e shkuar, vendet anëtare në OPEC+, ranë dakord të shkurtojnë prodhimin e naftës me 2.2 mln fucci në ditë për muajt e parë të 2024-s. Momentalisht, OPEC e ka reduktuar atë me 6 mln fuçi/ditë.

“Është i vështirë bashkëpunimi me të gjithë anëtarët e OPEC+”, thotë John Paisie, president I Stratas Advisors.

Analistët e anketuar thanë gjithashtu se rreziqet gjeopolitike do t’i mbanin çmimet e naftës të paqëndrueshme në muajt e ardhshëm.

“Ne mendojmë se do të ketë një shqetësim më të madh për gjeopolitikën në 2024 sesa në 2023 – dhe primi i rrezikut të lidhur do të jetë dukshëm më i lartë,” shtoi Paisie.

Konfliktet ushtarake midis Izraelit dhe Hamasit ngjallën shqetësime se një konflikt më i gjerë mund të godiste furnizimin nga Lindja e Mesme, rajoni më i madh furnizues i naftës në botë. Sulmet e fundit mbi anijet në Detin e Kuq shkaktuan frikën e ndërprerjes së transportit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë