2022 ishte vit i vështirë për kriptomonedhat. Më shumë se 1.3 trilion dollarë u fshinë nga tregu dhe Bitcoin, monedha më e madhe digjitale u zhvlerësua me 60%.
Por 2023-shi është këtu dhe disa lojëtarë të tregut kanë dalë në skenë duke thënë se ky do të jetë një tjetër vit me luhatje.
Spekulatori i Bitcoin, Tim Draper ka parashikimin më optimist për kriptomonedhën, ajo do të arrijë vlerën e 250 mijë dollarëve deri në fund të vitit.
Bitcoin duhet të rritet me 1.400% që të arrijë atë vlerë. Sipas Draper, “përgjysmimi” i 2024-s do të ketë ndikim pozitiv në treg.
Përgjysmimi ndodh një herë në 4 vite, ku shpërblimet në Bitcoin që u jepen prodhuesve të saj, përgjysmohen. Kjo shihet si dukur pozitive pasi tkurr shpërndarjen e monedhës. Prodhuesit mbledhin pirgje me BTC dhe kthehen në ndër shitësit më të mëdhenj të tregut duke ndikuar dhe në vlerën e saj.
Për tregtarë të tjerë, Bitcoin ka ende pak ters përpara. Banka Standard Chartered parashikon një Bitcoin me 5 mijë dollarë. Kjo sipas tyre sepse kriptot vazhdojnë ende të ndikohen nga tregjet.
“Rënia e yield-eve të titujve dhe aksionet e teknologjisë janë skenari i tmerrshëm i 2023-shit dhe nëse shitjet e Bitcoin bie, dëmi do të jetë bërë”, -tha Eric Robertson, kreu i bankës.
Investitori veteran, Mark Mobius parashikon se në 2023-shin, BTC do të shkojë 10.000 dollarë për shkak të normave të interesit dhe politikës së shtrenguar monetare.
Carol Alexander, profesore e financës në universitetin e Sussex thotë se Bitcoin do të kapë 50 mijë dollarë por jo se do të rritet. Sipas saj, katalizatori do të jenë dominotë e radhës që do të bien si FTX./CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




