Emetimet e dioksidit të karbonit parashikohet të rriten këtë vit pasi ekonomitë globale po investojnë në karburantet fosile në rimëkëmbjen nga recesioni Covid-19. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) përdorimi i shpejtë i qymyrit, karburantit më të ndotur fosil, për energjinë elektrike po nxit kryesisht rritjen e emetimeve. Përdorimi i qymyrit shkakton shqetësim të veçantë sepse vjen pavarësisht rënies së çmimeve për energjinë e rinovueshme, e cila tani është më e lirë se qymyri.
Fatih Birol, drejtori ekzekutiv i IEA dhe një nga autoritetet kryesore në botë për energjinë dhe klimën, tha se kjo është tronditëse dhe shumë shqetësuese.
“Nga njëra anë, qeveritë sot po thonë se ndryshimi i klimës është përparësia e tyre. Por nga ana tjetër, ne po shohim emetimet janë shtuar si asnjherë më parë në histori. Është vërtetë zhgënjyese”, shpjegon Birol.
Edhe më herët shkencëtarët kanë thënë se emetimet duhet të shkurtohen me 45% këtë vit, nëse bota do të kufizojë ngrohjen globale në 1.5 gradë celsius. Kjo do të thotë që viti 2020 duhet të jenë koha kur bota të ndryshojë idetë ndaj ngrohjes globale para se niveli i karbonit në atmosferë të jetë shumë më i lartë se tani.
Birol krahasoi valën aktuale të emetimeve me krizën financiare, kur emisionet u rritën me më shumë se 6% në 2010 pasi vendet u përpoqën të stimulonin ekonomitë e tyre përmes energjisë së lirë të karburanteve fosile.
“Duket se ne jemi përsëri përballë të njëjtit problem që është përsëritur për të njëjtat gabime.Unë jam më i zhgënjyer këtë herë sesa në vitin 2010”, shpjegoi ai.
Parashikimet e IEA për 2021 tregojnë se emetimet ka të ngjarë të jenë më pak të ulëta se në vitin 2020. Ai u bëri thirrje qeverive që të zhvillojnë politika të reja për klimën urgjentisht.

“Vitin e kaluar, unë shpreha shpresën time se rimëkëmbja ekonomike nga Covid-19 duhet të jetë e gjelbër dhe e qëndrueshme. Por këto shifra tregojnë se kjo rimëkëmbje aktualisht është gjithçka përveç se e qëndrueshme për klimën tonë,”tha ai.
Përdorimi i qymyrit po rritet shumë në SHBA, duke përmbysur rëniet vjetore që nga viti 2013. Birol tha se kjo ishte rezultat i çmimeve të larta të gazit, të cilat po drejtojnë një kalim nga gazi në qymyr për prodhimin e energjisë elektrike. Donald Trump si president hoqi rregulloret e vendosura nga Barack Obama për të frenuar përdorimin e qymyrit nga termocentralet. Biden po konsideron masa të mëtejshme për të shpejtuar lëvizjen drejt energjisë së rinovueshme.
Nicholas Stern, një ekspert i klimës dhe kryetari i institutit kërkimor Grantham mbi ndryshimin e klimës në Shkollën Ekonomike të Londrës tha se gjetjet e IEA “tregojnë se vendet me të vërtetë duhet të veprojnë me urgjencë më të madhe për të përshpejtuar tranzicionin në rrugët me zero karbon nëse mendohet se ka shans që emetimet të ulen në përputhje me marrëveshjen e Parisit.
Burimi: The Guardian /Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



