Ka ndodhur

Parandalohet vrasja me pagesë në Korçë, i dyshuari sapo kishte dalë nga burgu

Gazeta Si – Një 26-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se do të kryentenjë vrasje me pagesë.

Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Matrix”, kishte informacione se i riu që muajt e fundit kishte dalë nga burgu, mund të kryente një vrasje me pagesë.

Në pranga u vu K.A., 26 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. I riu u lokalizua nga policia në lagjen nr. 14, Korçë.

26-vjeçari, sapo ka kuptuar se ishte nën ndjekjen e policisë, është përpjekur të largohet me shpejtësi dhe ka nxjerrë nga brezi, armën e mbushur, të cilën e ka hedhur në një kosh, në anë të rrugës.

Arma u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu hetimet kanë nisur për  veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për një 17-vjeçar, që, në momentin e kapjes, ka qenë i shoqëruar me 26-vjeçarin.

Dyshohet se adoleshenti ka qenë në dijeni që personi me të cilin shoqërohej ishte i armatosur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë