Ka ndodhur

Parandalohet një tjetër krim në familje, arrestohet 64-vjeçari në Korçë, kanosi gruan me thikë

A.L., 64 vjeç banues në Korçë, është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se ka kanosur disa herë me thikë bashkëshorten e tij, për motive të dobëta.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë arrestuar 64-vjeçarin kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën e përdorur për kanosjen.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 11, Korçë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë