Ka ndodhur

Parandalohet konflikti me armë zjarri në Tiranë, në pranga 3 persona

Gazeta Si – Dy persona që u përfshinë në konflikt dhe 1 shtetas tjetër që fshehu armën e zjarrit janë arrestuar nga policia në Tiranë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Prevention” në fshatin Pezë Helmës, janë vënë në pranga:

Noldi Shima, 40 vjeç, Eris Bulku 32 vjeç dhe babai i këtij të fundit, Ibrahim Bulku, 60 vjeç.

Gjatë konfliktit fizik, Noldi Shimës i ka rënë në tokë arma e zjarrit, të cilën e ka marrë Ibrahim Bulku, babai i Eris Bulkut dhe e ka fshehur për të shmangur përgjegjësinë ligjore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me 2 krehra me fishekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë