Gazeta Si – Policia e Tiranës ka parandaluar dy konflikte familjare në dy raste të ndryshme që mund të kishin përfunduar në tragjedi.
Një 31-vjeçar, i dënuar më parë për vjedhje, ra në pranga, pasi dhunoi fizikisht dhe kërcënoi me armë vëllain dhe dajën e tij për motive të dobëta
Në njoftimin e saj për mediat, policia thotë se kjo nuk ishte hera e parë që i arrestuari Iljaz Meçani, dhunonte familjarët e tij. Gjatë arrestimit, 31-vjeçarit iu gjetën në shtëpi edhe 2 armë zjarri.
Po në Tiranë, në një tjetër familje, policia vuri në pranga mbrëmjen e së hënës një 41-vjeçar, J.Xh., i cili po ashtu nxori armën dhe kërcënoi familjen e tij.
Edhe ky i fundit me një kallashnikov, ka kërcënuar familjarët e tij në lagjen “Misto Mame” pas një konflikti për motive të dobëta.
Në kuadër të provës materiale, u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov me të cilën 41-vjeçari kërcënoi familjarët e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




