Përpara se të ndodhte gazetasi.al paralajëmroi një rritje të çmimi të bukës për popullatën pasi bisedoi me disa biznese në kryqytet rreth 1 javë më parë . Çmimet filluan të shfaqeshin 10 lektë më të shtrenjta në disa njësi por mesa duketet vala do të përfshijë gjithë vendin.
Përmes një deklarate vetë fajësuese anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës, Patiçerive dhe Brumrave thanë në media se së shpejti rritja e çmimit të bukës me 10 lekë do të ndodhë në të gjithë tregun. Arsyeja kryesore e rritjes të çmimit të bukës është rritja e çmimit të mielllit në tregun vendas me 5 lekë/kg që në fillim të muajit gusht.
Kjo mënyrë të shprehuri i ngarkon prodhuesit e bukës më barrën e fajit për fiksim të çmimeve paçka se cilat janë arsyet. Por Autoriteti i Konkurrencës ende nuk ka një opinin të par rreth kësaj ndodhie.
Të pyetur nga mediet, kompanitë e blojës në vend thanë se prej 1 viti ata po blejnë grurë me çmim 60% më të lartë se vjet dhe kjo i ka detyruar ata të rrisin 10% çmimin nga fillimi i muajit gusht. Operatorët paralajmëroijnë se rritja e miellit do të shkojë deri 20%, për shkak të krizës të prodhimit të grurit në botë. Rritje të lartë këtë vit parashikohet të ketë edhe për çmimin e makaronave si ato të importit dhe të prodhuar në vend, për shkak të shtrenjtimit të fortë të miellit të grurit për prodhimin e tyre.
Për momentin rritja e çmimit me 10 lekë prej 2 javësh ka qenë individuale. Nëse rritja e çmimit të miellit do të vazhdojë, shtrenjtimi i bukës në të gjithë tregun është i pashmangshëm. “Nga disa operatorë në treg ka pasur rritje të çmimit të bukës me 10 lekë, për shkak të shtrenjtimit të çmimit të mileit me 5 lekë/kg, rritjes të çmimit të vajit, margarinës. Rritja ka qënë individuale, për shkak edhe të qirasë apo kredisë që mund të kenë prodhuesit e bukës. Vështirësi janë krijuar edhe nga mungesa e punonjësve, që shumë prej tyre po emigrojnë, pasi kërkojnë paga të larta. Ende nuk ka rritje të çmimit të bukës nga të gjithë operatorët. Të tjerë janë përpjekur që të amortizojnë koston e lartë, por gradualisht rritja për 10 lekë për bukë pritet të nisë në të gjithë tregun, nëse do të vijohet me rritje të çmimit të grurit”, thonë anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës.
Administratori i kompanisë “Bloja” dhe “Prima”, Adi Haxhiymeri në një prononcim për ”Monitor” tha se se prej gati një viti çmimi i grurit në tregjet e huaja është shtrenjtuar rreth 65%.
Arsyet sipas tij janë rënia e prodhimit të shteteve më të mëdha prodhuese, por edhe për shkak të thatësirës dhe përmbytjeve në disa vende të europës.
Z. Haxhiymeri nënvizon se këto faktorë kanë ndikuar te rritja e kostos të prodhimit të miellit, duke ndikuar edhe të shtrenjtimi i shitjes të miellit me 5 lekë/kg përgjatë gjithë muajit gusht. “Po bëhet gati viti që çmimi i grurit në tregjet e huaja është rritur 60-65%. Konkretisht vjet në muajin tetor çmimi i grurit ishte 220 dollarë/ton (i zhdoganuar) dhe sot që flasim po zhdoganohet me 360 dollarë/ton.
Çmimi i lartë ka ndikuar të kostot e miellit. Në krahësim me rritjen e lartë të çmimit të grurit, mielli është rritur 10-12%. Pra nga 50 lekë/kg mielli është bërë 55 lekë/kg përgjatë muajit gusht. Rritja pritet të shkojë më tutje, pasi nuk arrin të mbulohet kjo diferencë, pavarësisht rezervave që kanë kompanitë. Rritja tjetër do të jetë e pashmangshme.
Arsyet e rritjes të çmimit të grurit në bursa kanë ardhur për shkak të rënies të prodhimit nga shtetet, si: SHBA, Kanada dhe Rusia, pa llogaritur dëmet që shkaktuan përmbytjet në Gjermani, Francë etj dhe thatësirat në pjesën tjetër të globit, nga shteti i Australisë e më tej. Thatësirat jo vetëm që ndikuan te rënia e prodhimit, por edhe te rendimenti, pasi temperaturat e larta e thanë shumë kokrrën e grurit. Një tjetër arsye është edhe rritja e konsumit të grurit nga Kina. Kina këtë vit ka rritur kërkesën për import 10-20 mln tonë më shumë se vjet, ndërkohë që vetë tregu ka pësur rënie prodhimi me 20 mln tonë. Të gjitha këto arsye krijuan këtë krizë të madhe”. Përfaqësuesi i kompanisë “Bloja” dhe “Primo”Adi Haxhiymeri thotë se për të amortizuar disi rritjen e çmimit të grurit në bursat e huaja, qeveria duhet të ndërhyjë me heqjen e TVSH-së të grurit dhe miellit. “Kjo është një kërkesë e përsëritur nga kompanitë e blojës. Ende nga qeveria nuk marrë ndonjë masë konkrete. Heqja e TVSH-së 20% përkohësisht do të amortizonte disi rritjen e çmimit të miellit.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.