Treg

Paralajmërimi për fashë uli konsumin dhe prodhimin e energjisë në 2022. Rriti numrin e konsumatorëve

Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë vitit 2022, konsumi i energjisë nga familjet shqiptare u ul me rreth 10 mijë megavat orë krahasuar me vitin 2021, me 3.07 mln megavatorë konsum në total. Rënia e konsumit nisi ë fakt që në tremujorin e fundit të vitit të shkuar, si rezultat i krizës energjetike në vend dhe paralajmërimit për vendosjen e një fashe konsumi.

Kriza energjetike, e ndikuar nga faktorët natyrorë duket se ka prekur edhe prodhimin e energjisë, e cila në 2022-shin, rezultoi, 500 mijë MWh më pak se në 2021-shin, 7 mln megavatorë.

Edhe prodhimi i energjisë nga centralet fotovoltaike, nxitur nga kriza, nuk ka pasur rritjen e pritshme, vetëm 10 mijë MWh energji më shumë nga viti paraardhës.   

Në një vit, vërehet një rritje e ndjeshme e konsumatorëve të regjistruar, mbi 24 mijë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre, në 1.3 mln klientë.

Arkëtimet janë shtuar po ashtu, ku për të gjithë 2022-shin janë mbledhur pothuajse 83 mld lekë, nga 72.6 mld lekë gjatë vitit paraardhës, që mund të lidhet dhe me numrin e shtuar të klientëve.

Nga ana tjetër, humbjet në rrjet kanë vijuar rënien, nga 1.5 mln MWh në 2021-shin , në 1.4 mln në 2022-shin.

Klientët e lidhur me Furnizuesin e Mundësisë së Fundit, janë bizneset e vogla dhe të mesme të lidhura në tension të mesëm që e marrinë energjinë nga OSSHEE me çmim preferencial për shkak të pamundësisë së daljes në treg të liberalizuar. Bizneset e dala në këtë treg, kanë konsumuar mbi 18 mijë MWh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë