Ne rrjet

Paralajmërimi i Trump: Distancohuni nga teknologjia 5G dhe Huawei!

Presidenti Amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar në mënyrë të drejtpërdrejtë të gjitha vendet të distancohen nga teknologjia 5G që ofron Huawei, duke deklaruar se ky rrjet po përdoret nga Kina për të kontrolluar të dhënat globale.

Për t’i vënë fre kompanisë shtetërore kineze, kreu i Shtëpisë së Bardhë i kërkoi shefit të kompanisë së teknologjisë, "Apple", Tim Cook, të angazhohet dhe të ndihmojë në zhvillimin e infrastrukturës së rrjetit 5G.

“Apple i ka të gjitha: paratë. teknologjinë dhe vizionin”, tha Trump përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Rrjeti 5G paraqet gjeneratën e fundit të qasjes në internet që karakterizohet me një shpejtësi të madhe të shkarkimit. Rolin kryesor në zhvillimin e rrjetit 5G në Kinë e ka kompania Huawei, e cila ndodhet në listën e zezë amerikane për shkak të dyshimeve për spiunimin e klientëve.

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje shumë vendeve që të ndalin bashkëpunimin me Kinën në këtë drejtim. Teknologjia 5G u kthye në një problem madhor edhe në vendin tonë, pasi Ambasada Amerikane në Tiranë doli kundër blerjes së kësaj teknologjie nga Huawei.

"Kërcënimi për të pasur sisteme kineze brenda rrjeteve amerikane, ose brenda rrjeteve në të gjithë botën, paraqet një rrezik të madh, një rrezik për sigurisë kombëtare", deklaroi disa javë më parë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Shqipëria është paralajmëruar nga Ambasada Amerikane në Tiranë mbi rreziqet që i kanosen sigurisë së vendit në të ardhmen nëse vendos që të mbështesë gjeneratën e pestë të transmetimit të të dhënave, njohur si 5G, tek pajisjet e kompanisë kineze, Huawei.

Vetë kompania kineze doli me një deklaratë duke thënë se nuk ka asnjë investim dhe asnjë projekt për rrjetin 5G në Shqipëri, ndërsa shqetësimin e amerikanëve e lidh kryekëput me luftën tregtare mes SHBA dhe Kinës.

E Ngarkuara me punë e SHBA-së në Shqipëri Leyla Moses-Ones deklaroi në një konference referuar Kinës se disa gjëra nuk janë në shitje. Moses-Ones shprehey se Kina është rreziku më i madh për Ballkanin dhe Shqipërinë, duke e cilësuar teknologjinë 5G si një “armë në duart e Kinës”.

HUAWEI, foto ilustruese. Gazeta "Si", nëntor 2019

“Është një infrastrukturë komplekse dhe kritike. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme. Ka vende kaq të palëkundura në botë në këtë partneritet dhe Shqipëria në bën shumë krenarë. Strategjia e Kinës për të përdorur marrëveshjet infrastrukturore. Por e kam thënë që Shqipëria e ka deklaruar se disa gjëra nuk janë për shitje. Liria nuk është për shitje, sigurisht që e vlerësoj shumë” tha ajo.

Të njëjtin paralajmërim si ndaj Shqipërisë, SHBA e ka përsëritur edhe për vendet anëtare të Bashkimit Europian. Por cili është rreziku që kanoset nga teknologjia kineze 5G dhe pse diplomatët amerikanë, por edhe vetë presodenti Trump po mbajnë një qendrim kaq të ashpër ndaj Huaweit kinez?

Debatet mes dy Kinës dhe SHBA-së kanë nisur që në vitin 2018, por ishte një vendim i Trump për t’u ndaluar amerikanëve blerjen e telefonava Huawei që solli dhe agravimin e kësaj lufte tregëtare dhe politike.

Vetoja e SHBA për Huawei është tema më e nxehtë edhe sot në negociatat tregtare SHBA-Kinë. Pekini e ka vënë si kusht në tryezën e bisedimeve me kushtin që SHBA të heqë veton ndaj Huawei. Po pas ultimatumit nga të dy vendet, Trump nuk u tërhoq kurrë nga vendimi i tij për ndalimin e Huawei-t në SHBA. Administrata Trump ndaloi kompanitë amerikane që të bëjnë tregti me Huawei pasi akuzoi gjigantin kinez për spiunazh dhe vjedhje IP (pronë intelektuale). Ndalimi kishte në qendër çdo teknologji të lidhur me teknologjinë 5G. Huawei është furnizuesi më i madh i pajisjeve të rrjetit në botë dhe një lider në teknologjinë 5G.

Drejtori i Përgjithshëm i Huawei, Ren Zhengfei, ka dalë së fundmi në një deklaratë ku fliste për efektin në të ardhurat e kompanisë dhe se si ai planifikon ta menaxhonte këtë situatë.

Zhengfei në një intervistë për Yahoo, deklaronte se administrata Trump vendosi në shënjestër të saj kompaninë Huawei duke shkelur rregullat e konkurencës. Ligjvënësit amerikanë e konsiderojnë prej kohësh Huawei-n kërcënim të sigurisë dhe shmangnin përdorimin e produkteve të saj, duke e bërë që të ketë shumë pak ndikim në SHBA.
Administrata Trump u përpoq të izolojë Huawei duke vendosur një ndalim tregtie për produktet e saj duke i kërkuar edhe vendeve aleate që të bashkohen me iniciativën e tyre. Por Zhengfei e cilëson si tejet të çuditshëm këtë vendim. Ai beson se proceset gjyqësore të Huawei janë të lidhura me shkeljen e sanksioneve amerikane mbi Iranin dhe vjedhjen e IP-ve të SHBA ato që ndikuan në vendimin e presidentit Donald Trump.

Po pas gjithë këtyre deklaratëve, Trump përdori fuqinë e tij të vetos për të anuluar blerjen e Qualcomm të Broadcom për arsyet e 5G dhe sigurisë kombëtare. Por sërish shefi i Huawei-t tha se kompania e tij nuk paraqet rrezik kombëtar. Ai mendon se Trump po përdor vetëm Huawei për t’i bërë presion ndaj qeverisë kineze.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë